Ndalohet mesha, bien copëza nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit

Pasditen e djeshme, pjesë të vogla nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë në dysheme gjatë mbajtjes së një meshe nga Papa Françesku për shugurimin e katër peshkopëve të rinj.

Fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim nga incidenti në fjalë, i cili ndodhi në të majtë të altarit.

Për shkaqe sigurie, mesha u ndalua dhe u bë i mundur evakuimi i zonës problematike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në mars të 2018-s, ku gjithashtu nuk pati asnjë të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?