Ndërpreu ceremoninë përkujtimore të veteranëve, 38 vjeçari dënohet me 16 muaj burg
Personi i cili shkatërroi ceremoninë përkujtimore të veteranëve në Salford është dënuar me 16 muaj burg.
Pjesëtari i Stuart Potts ndezi disa fishekzjarre nga dritarja e një banese gjatë momentit që njerëzit po mbanin 2 minuta heshtje për të rënit e luftës këtë të dielë.
38 vjeçari u shpall sot fajtor nga Gjykata e Manchesterit dhe iu dha dënimi prej 16 muajsh.
Një turmë veteranësh u mblodhën u mblodh poshtë dritares së tij duke i kërkuar për të dalë jashtë. Gjithashtu ata goditën dritaren e tij me sende të forta madje disa prej veteranëve u munduan të ngjiteshin në hyrjen e 38 vjeçarit.
Policia menjëherë rrethoi banesën e tij duke mos e lejuar që të largohej nga vendi i ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

