FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndërron jetë në moshën 88 vjeçare mbreti “Rama IX” i Tajlandës 70 vite në fron

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në Bankok Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej. Ai qëndronte në fron që prej 70 vitesh dhe njihej me emrin “Rama i nëntë” (Rama IX).
Sovrani vdiq në një spital të kryeqytetit, ku ishte shtruar prej ditësh për shkak të përkeqësimit të shëndetit. “Rama i Nëntë” është mbreti që ka qëndruar më gjatë në pushtet në gjithë botën.
Lajmi për vdekjen e mbretit ka prekur shumicën e qytetarëve tailandezë. Ata janë përkulur në shenjë respekti gjatë kryerjes së homazheve.
Në Tajlandë janë në fuqi ligjet më të ashpëra mbretërore në botë. Mjafton që të kritikosh sovranin që është në detyrë dhe përfundon në burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?