Në Amazonë ka më shumë dioksid karboni
Zjarret në Amazonë kanë ndezur një mori polemikash ndërkombëtare. Por cilat janë pasojat e tyre. Thuhet se Amazona prodhon 20 për qind të oksigjenit në botë pavarësisht se shkencëtarët thonë se shifra është e gabuar dhe se furnizimi me oksigjen nuk është në rrezik të drejtpërdrejt në asnjë rast.
Përfshirë Amazonën, pyjet thithin përafërsisht të njëjtën sasi oksigjeni që prodhojnë. Por kjo, nuk do të thotë se zjarret nuk janë problem për planetin. Amazona është një absorbues i rëndësishëm i dioksidit të karbonit, që shkakton efektin serë aq sa pyjet e Amazonës shpesh quhen edhe “mushkëritë e planetit”.
Aktualisht, bota lëshon rreth 40 miliardë ton dioksid karboni në atmosferë çdo vit. Amazona thith 2 miliardë ton në vit (ose 5% të emetimeve vjetore), duke e bërë atë një pjesë thelbësore për të parandaluar ndryshimet klimatike.
KOHA JONË SONDAZH

