Në Bjellorusi nis “Marshi i Demokracisë”

Protestuesit kundër qeverisë janë mbledhur më 8 nëntor në Minsk, për të 13-ën të diele me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenkas dhe zgjedhje të reja.

Kjo rezistencë e qytetarëve konsiderohet e pashembullt dhe po vazhdon nga 9 gushti.

Pjesëmarrësit e marshit – të titulluar, Marshi i Demokracisë – kanë valëvitur flamujt bardhë e kuq dhe çadrat me këto dy ngjyra, që janë kthyer të simbol të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qendër të Minskut është thënë se ka prezencë të madhe të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat e sigurisë është raportuar të kenë ndaluar disa persona vetëm disa minuta pasi ka nisur marshi.

Qasja në internet është kufizuar në telefonat mobilë nga mëngjesi i së dielës.

Disa stacione të metrove janë mbyllur një orë para marshit, duke cituar “sigurinë e pasagjerëve”.

Këto protesta vijnë pasi policia ka ndaluar dhjetëra profesionistë mjekësorë në një protestë të paautorizuar kundër Lukashenkas një ditë më parë.

Opozita dhe Perëndimi besojnë se procesi zgjedhor i 9 gushtit është manipuluar.

Lukashenka, i cili ka qenë në pushtet nga viti 1994 ka kundërshtuar akuzat dhe ka hedhur poshtë thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqje.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe shtete tjera, kanë refuzuar të njohin Lukashenkas si lider legjitim të Bjellorusisë.

Më 6 nëntor, BE-ja e ka shtuar Lukashenkan, djalin e tij, Viktar dhe 13 zyrtarë tjerë në listën e zezë të zyrtarëve bjellorusë, për rolin e tyre në falsifikimin e votave dhe shtypjes së protestave nga ana e qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?