Në çdo 7 sekonda martohet një vajzë më e vogël se 15 vjeç

“Save the Children” në një raport të fundit, ka zbuluar se në çdo 7 sekonda në botë martohet një vajzë që ende nuk ka mbushur 15 vjeç.

Në të thuhet se shumë vajza të moshës 10 vjeç janë të detyruar të martohet me burra shumë më të vjetër, e kjo ndodh në vende të tilla si Afganistani, Jemeni, India dhe Somalia. Martesat e parakohshme mund të sjellin një varg çrregullimesh në jetën e vajzave.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në martesat e parakohshme janë luftërat, varfëria dhe krizat humanitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vajzat që martohen ndërpresin shkollë, përballen me dhunën në familje, përdhunim dhe abuzim, shtatëzani shumë të hershme dhe shpesh vuajnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë AIDS-in”, tha Helle Thorning-Schmidt , drejtor i organizatës “Save the Children”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?