FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në ditën e zgjedhjeve – Shtëpia e Bardhë i trembet një sulmi kibernetik nga Rusia

Qeveria amerikane i trembet një sulmi masiv kibernetik nga Rusia ose nga vende të tjera me objektivin për të krijuar kaos në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen të martën më 8 nëntor.

Për t’iu kundërvënë këtij rreziku po bëhet një përpjekje e madhe e koordinuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, me mbështetjen e Pentagonit dhe agjencive kryesore të inteligjencës CIA.

Ky rrezik është transmetuar nga agjencia e lajmeve NBC duke cituar zyrtarë të lartë të administratës Obama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Uashington, burimet e administratës thonë se duhet të përgatiten për më të keqen, duke përfshirë edhe të ashtuquajturin sulm masiv kibernetik që trazon rrjetin elektrik në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por po punohet edhe për të kundërshtuar dezinformimin dhe manipulimin e veprimeve përmes mediave sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?