Në kërkim të Madelein McCann

Policia gjermane po kërkon në një lulishte jashtë qytetit të Hanoverit në lidhje me zhdukjen e së miturës Madelein McCann. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat gjermane. Ishte data 3 maj 2007 kur familja britanike McCann po pushonte në Praia da Luz të Portugalisë kur Maddie u zhduk dhe pushimet u kthyen në një makth. Ajo ishte 3 vjeç kur humbi nga sytë e prindërve.

Çështja u rikthye në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi në qershor një prokuror gjerman deklaroi se dyshonte se vogëlushja kishte vdekur. Hetuesit thanë se po ndiqnin një pistë të re pas identifikimit të një të dyshuari të ri. Bëhet fjalë për një 43-vjeçar gjerman që aktualisht ndodhet në burg për krime seksuale.

Ai kishte jetuar në të njëjtën zonë të Portugalisë kur Maddie u zhduk, ndërsa në vitet e fundit jetonte në një kamper në Hanover, 4 milje nga zona ku policia po kryen kërkimet. Nuk është e qartë se çfarë policia po kërkon me saktësi, por agjentët po përdorin pajisje të ndryshme për të gërmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?