Në kufirin Ukrainë-Rusi ka shumë trupa ushtarake
Fshati Loskutivka në Lindje të Ukrainës, prej 2014 është territor i pushtuar nga Rusia. Në hyrje të fshatit duhet të vendosësh helmetën dhe jelekun antiplumb. Për ushtarakët ukrainas vigjilenca është maksimale çdo minutë. Na këshillojnë se ku mund të qëndrojmë për mos t’u bërë objekt shënjestre e snajperëve rus.
Komandanti i skuadrës stacionuar në vijën e parë të luftës tregon për ”Top Channel” se ka për detyrë të zmbrapsë çdo avancim të mëtejshëm të Rusisë në okupimin e të tjera territoreve.
“Që prej 2018 unë jam duke shërbyer këtu. Unë jam i trajnuar për veprime taktike përfshi ato të luftimit edhe nën takt. Tashmë ne jemi shumë herë më të përgatitur për te luftuar me ushtrinë e federatës ruse. Ata nuk do të kenë mjaftueshëm forca për të luftuar me ne. Ne këtu kemi një linjë të fortë mbrojtje e cila nuk do ti lejojë të avancojnë”.
Ushtarakët këtu janë miqësor me ata që vijnë t’i vizitojnë. Janë të kujdesshëm në atë që thonë. Krahas ndërtimit të vendvendosjeje për të hapur zjarr nuk mungon edhe trasheja.
KOHA JONË SONDAZH

