FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në pikëpyetje besimi i Europës tek Erdogan

Intrigat e fundit në Turqi, ku një grusht i ushtrisë kërkonte rrëzimin e shtetit, ka hedhur në pikëpyetje pozicionin e Presidentit Erdogan në Europë. Mediat ndërkombëtare, bëjnë me dije se NATO dhe Bashkimi Europian, po përballen me shumë sfida dhe njëkohësisht po shohin me vëmendje se si po analizohet Turqia dhe Presidenti Erdogan, në Europë.

Nisur që nga vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja, terrorizmi global e deri tek problemi i emigrimi masiv.

Lidhur me situatën në Turqi, NATO-ja dhe BE-ja kanë dënuar tentimin e puçit në Turqi, duke thënë qartë se në një vend demokratik pushteti nuk mund të ndërrohet me dhunë por druajnë nga hakmarrja e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqetësimi i këtyre dy organizatave është edhe më i madh kur dihet se Turqia ka një ndër rolet kyç në përballjen me dy sfidat kryesore; luftën kundër terrorizmit në Siri dhe zgjidhjen e problemit të emigrimit ilegal.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?