Në Turqi zbulohen viktimat e një cunami 3600-vjeçar
Eshtrat e dy viktimave të cunamit të gjeneruar nga një prej shpërthimeve vullkanike më shkatërruese ndonjëherë, ai i vullkanit Thera, i vendosur në detin Egje ku sot ndodhet ishulli grek i Santorinit, janë zbuluar nga një ekip arkeologësh në Turqi.
Skeletet e një të riu dhe një qeni të nxjerra nga deti datojnë 3600 vjet më parë. Është i njëjti moment historik me të cilin lidhet edhe shpërthimi më i keq në Thera.
Një fatkeqësi natyrore që zhduku qytetin e lashtë minoan të Akrotirit, në Santorini, përtej vendbanimeve të tjera në ishujt e afërt dhe në brigjet e Kretës. Ngjarja vullkanike frymëzoi mitin e Platonit për Atlantidën, ishullin legjendar që u fundos në një natë të vetme.
KOHA JONË SONDAZH

