Nëna e ushtarit të vrarë në Afganistan: Sakrificat e tua ishin të kota zemër
Lufta 20-vjeçare në Afganistan u mori jetën 241 mijë personave. Në këtë situatë ku shteti është në duart e talebanëve, nëna e një ushtari britanik të vrarë në luftimet, thotë se vdekja e djalit të saj ishte “e kotë”. Djali i Hazel Hunt, Richard vdiq në një shpërthim në provincën Helmand në vitin 2009.
“Unë i vura lulet mbi varrin e tij dhe u ula dhe bisedova me të, i them atij se çfarë po ndodh. Unë i thashë atij, të gjitha sakrificat e tua kanë qenë kot zemër. Dhe më vjen shumë keq”, tha ajo.
Hunt ishte një nga familjet e prekura nga lufta afgane, të cilat folën për BBC për zemërimin e tyre nga ringjallja e talebanëve. Ben Parkinson u plagos rëndë në 2006 kur një minë shpërtheu nën automjetin e tij në Afganistan. Ai i tha BBC -së se tani beson se përpjekjet e forcave britanike në vend kishin “qenë asgjë”.
KOHA JONË SONDAZH

