Nëntë ditë pas katastrofës në Nepal/ 1200 viktima, mijëra të zhdukur pas shembjes së akullnajës

9 ditë nga tragjedia në Nepal, autoritet vijojnë akoma të kërkojnë trupat e të mbijetuarve. Zyrtarët dhe punonjësit e shpëtimit thonë se besojnë se shembja e një akullnaje më 26 gusht në pjesën e sipërme të lumit bllokoi të paktën 900 njerëz në tunele, kjo do të thotë që viktimat janë më të shumta.

Ekipet e shpëtimit nxorën dy të mbijetuar nga një tunel i lidhur me një hidrocentral në lumin Trishuli të Nepalit të premten, nëntë ditë pasi një mur akulli, shkëmbinjsh dhe balte shpërtheu nëpër luginën e tij, duke vrarë më shumë se 1,300 njerëz dhe duke lënë mbi 5,600 të zhdukur.

Ushtria e Nepalit tha se kishte gjetur dy trupa nga një tunel në Hidrocentralin Langtang. Të paktën 1,294 persona kanë humbur jetën në Nepal në përmbytjet që shkatërruan shtëpi, rrugë dhe shkolla në qytete dhe fshatra pranë kufirit me Tibetin e Kinës, tha të premten autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive. Më shumë se 5,053 persona rezultojnë ende të zhdukur, përfshirë 583 shtetas të huaj, shumë prej të cilëve pelegrinë dhe ecës në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?