Ngjarja tragjike në Britani, shoferi i kamionit akuzohet për 25 vrasje

Policia e Britanisë ka arrestuar të dyshuarin e pestë, për 39 persona të vdekur, të gjetur në rimorkion frigoriferike të një kamioni në Essex.

Policia thotë se i akuzuari është shoferi i kamionit, i cili quhet Maurice Robinson, 25 vjeç, nga Craigavon, Irlanda Veriore. Ai do të paraqitet të hënën në gjykatë, i akuzuar për 25 vrasje.

Edhe katër të tjerë janë arrestuar dhe janë duke u hetuar. Policia britanike po përpiqet të identifikojë viktimat, ndërsa dyshohet se ata janë emigrantë të ardhur nga Azia. Ngjarja e rëndë me 39 emigrantë të vdekur brenda në kamion, duke ikur për në Angli tronditi opinionin publik mbarëbotëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?