Nikoliç: S’do lejojmë që shqiptarët të na i rrëmbejnë pasuritë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic, ka thënë se Serbia nuk mund t’iu bëjë lëshime shqiptarëve të Kosovës, as kur është fjala për dorëzimin e “Trepçës”, as kur është fjala për “Telekomin”.

“Kjo që po bëjnë shqiptarët në Kosovë me ‘Trepçën’ dhe ‘Telekomin’ është grabitje, uzurpim dhe këtë nuk mund ta pranojmë”, i ka thënë Nikolic gazetes Blic të Beogradit, transmeton Koha.net. Nikolic ka thënë se tashmë është prekur vija e kuqe, për çka pushtetit në Prishtinë, por edhe Bashkimit Europian, duhet t’i dërgohet mesazh i qartë. “Tashmë aq shumë u kemi bërë lëshime shqiptarëve në Kosovë.

Diku duhet të vihet kufiri. Prandaj nuk duhet të bëjmë lëshime as kur bëhet fjalë për dorëzimin e Trepçës, as kur është fjala për pasurinë e Telekomit”, është shprehur Nikolic. Presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime “nëse Brukseli njëmend i shtron si kusht për vazhdimin e negociatave”, citohet të ketë thënë Nikolic

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?