Një 19 vjeçar akuzohet për vrasjen e gruas me thikë në Londër
Bota E Enjte, 29 Prill 2021 20:36
Një 19 vjeçar akuzohet se kreu sulmin me thikë në Londër të mërkurën, ku la të vdekur një turiste amerikane, raporton BBC.
Zakaria Bulham nga jug-perëndimi i Londrës, është akuzuar për vrasjen e 64 vjeçares amerikane Darlene Horton dhe për tentim vrasje ndaj pesë personave të tjerë.
Dy femra dhe tre meshkuj janë plagosur gjatë sulmit të së mërkurës në “Russell Square” të Londrës.

