Një buxhet i vogël për Eurozonën, Centeno: Një shtyllë e re që do të mbështesë euron

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për detajet e një buxheti të vogël për Eurozonën.  Kryetari i Eurogrupit, Mario Centeno, tha se ky buxhet, që do përdoret për investime dhe reforma, do të jetë i disponueshëm nga viti 2021.

“Do të kemi një shtyllë tjetër për të mbështetur euron”, tha Centeno.  Buxheti i Eurozonës do të jetë rreth 17 miliardë euro, por qeveritë e Eurozonës ranë gjithashtu dakord që të rrisin këtë përmasë nëpërmjet një marrëveshjeje ndërqeveritare.

Vendet do të marrin mbrapsht të paktën 70% të kontributit në buxhet në formën e financimit.  Shtetet anëtare do të bashkëfinancojnë projektet e financuara nga buxheti në 25%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrat ranë dakord e 80% e parasë së buxhetit të Eurozonës do të shpërndahen duke përdorur 2 kritere; popullsinë dhe Produktin e Brendshëm Bruto për frymë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa e mbetur prej 20%mund të përdoret për të reaguar ndaj sfidave të veçanta të vendeve, duke ofruar paketa të reformave dhe investimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?