Një grua si kandidate për presidente

Në garën presidenciale në Francë, republikanët do përfaqësohen nga një grua. Ajo është Valerie Pecresse, dhe fitoi 61% të votave në raundin përfundimtar të zgjedhjeve paraprake të partisë, në garën ku Eric Ciotti, një deputet nga Nice, mori vetëm 39% të votave.

Kjo është hera e parë që partia konservatore franceze zgjedh një grua si kandidate të saj. “Unë mendoj për të gjitha gratë franceze sot dhe u them faleminderit anëtarëve të partisë për guximin e tyre”, tha Pecresse në një konferencë për shtyp pas shpalljes së rezultateve.

Pozicionimi i Pecresse në qendrën e djathtë mund të përbëjë një sfidë për presidentin aktual Emmanuel Macron, i cili arriti të tërheqë votat e mbështetësve të republikanëve me prirje qendrore në zgjedhjet e mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?