Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 123-vjeçare

Një pensionist rus i cili pretendonte të ishte njeriu më i vjetër që kishte jetuar ndonjëherë ka vdekur në moshën 123 vjeçare. Babai i 8 fëmijëve, Appaz Iliev, nga republika e Ingushetias, pranë Gjeorgjisë, tha që ka shërbyer gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe u deklarua shumë i vjetër për të luftuar në Luftën e Dytë Botërore dhe shpenzoi pjesën tjetër të jetës si bari.

Sidoqoftë, regjistrimet e lindjes së tij humbën kështu që mosha e tij nuk mund të verifikohej kurrë. Njeriu më i vjetër në botë i verifikuar ishte Sarah Knauss nga SHBA, e cila vdiq në 1999 në moshën 119 vjeçare.

Disa persona i atribuan titullin Jeane Calment, një gruaje franceze e cila pretendonte të ishte 122 vjeçe dhe vdiq në 1997, por kishte disa debate për vërtetësinë e moshës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personi më i vjetër që jeton aktualisht është Kane Tanaka, gjithashtu nga Japonia, që është 116 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?