Njihuni me ishullin e parë në botë pa tym duhani

Astypalea është ishulli i parë në botë që ka përqafuar nismën pa tym duhani. Ishulli Grek ka arritur të ndërtojë me sukses një kulturë ku njerëzit inkurajohen të largojnë tymin e cigares nga jeta e tyre. Ishulli mori certifikimin e kulturës pa tym nga TUV Austri, një organizatë e pavarur e certifikimit. Kjo organizatë vlerëson angazhimin e tyre për të zvogëluar pirjen e duhanit duke zbatuar dhe duke përmirësuar vazhdimisht një sërë veprimtarish që inkurajojnë largimin nga cigarja, e cila mbetet opsioni më i mirë për shëndetin e duhanpirësve, ose kalimin në alternativa më pak të dëmshme nëse ata nuk ja dalin ta braktisin tërësisht.

TUV Austria zhvilloi protokollin e pavarur të certifikimit në vitin 2018. Ata kryejnë kontrollet e nevojshme për të verifikuar nëse plotësohen kërkesat e përcaktuara nga protokolli dhe kur auditimi rezulton i suksesshëm, organizata jep certifikimin; duke siguruar një vlerësim objektiv, të paanshëm dhe plotësisht të dokumentuar. Certifikimi është i disponueshëm për një sërë organizatash, përfshirë evente, korporata dhe vendndodhje, si për shembull shtete, qytete, ishuj apodestinacione të ndryshme.

Me ambicien për të mundësuar një të ardhme pa tym, Philip Morris International prezantoi konceptin e Destinacioneve pa tym duhani destinacione që së pari, kanë zbatuar me sukses certifikimin e kulturës pa tym dheqë ofrojnë shërbime dhe hapësira që të mundësojë duhanpirësit e rritur të cilët zgjedhin të vazhdojnë të pinë duhan për të mësuar rreth produkteve pa tym, siç është IQOS, produkti i PMI që ngroh duhanin, dhe të konsumojnë këto dhe produkte të tjerë pa tym në zona të caktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?