Njishi i botës në shah çuditet nga 16-vjeçari

Ka kampionë shahu, por ka edhe të ”jashtëzakonshëm”. Një 16-vjeçar nga India ka shtangur numrin 1 në botë Magnus Carlsen, duke e mundur në një sfidë shahu gjatë turneut “Airthings”. Rameshbabu Praggnanandhaa, ruajtu qetësinë pavarësisht moshës dhe përvojës së pakët dhe arriti të përfitonte nga gabimet e Carlsen.

Pavarësisht se pesë herë kampioni i botës u përpoq të rikthehej në garë, 16-vjeçari nuk i la hapësira dhe mori një prej fitoreve më të famshme. Indiani u bë lojtari më i ri që mund Carlsen që kur ai u bë kampion bote për herë të parë, në vitin 2013.

16-vjeçari është një prej talenteve më të mëdhenj të shahut. Në vitin 2016, ai u bë një prej mjeshtreve më të rinj në histori, në moshën 10-vjeçare, dhe shumë ekspertë kanë parashikuar një të ardhme të ndritur për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?