Nuk e lejuan të udhëtonte gjatë pandemisë, 22-vjeçari vret prindërit dhe…

Ekzekutim me vdekje për një 22-vjeçar kinez, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, të cilët u përpoqën ta ndalonin atë të udhëtonte nga Kina në Britani gjatë periudhës së karantinës.

Huang Mouyang që pas vrasjes u arratis në Kamboxhia. Pasi policia mësoi ngjarjen tragjike, nisi menjëherë kërkimet dhe arriti ta arrestonte të riun në kryeqytetin kamboxhian Phnom Penh.

I dyshuari është ekstraduar nga Kamboxhia në Kinë. Huang prej vitesh studionte në Britaninë e Madhe. Ai dëshironte të shkonte përsëri në Britani për të rinisur mësimin, por prindërit, duke parë që situata e Covid-it ishte ende e agravuar, e ndaluan të bënte një veprim të tillë. Pas refuzimit të tyre, Huang vrau pa mëshirë babanë e tij avokat dhe nënën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?