FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk ka vend në burgje, Turqia liron 38 mijë të dënuar

Autoritetet në Turqi planifikojnë lirimin e afro 38 mijë personave nëpërmjet të ashtuquajturit “lirim i mbikqyrur” për ta zbutur mbingarkesën në burgje për shkak të arrestimeve pas përpjekjes së dështuar për puç.

Ministri i drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, ka shkruar sot në rrjetin Twitter se është miratuar një dekret i qeverisë për lirim.

Burgjet e Turqisë aktualisht ishin të mbipopulluara edhe para goditjes së autoriteteve turke për shkak të grushtshtetit. Pas puçit të dështuar, janë arrestuar më se 35 mijë vetë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë suspenduar nga puna e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për puçin e dështuar autoritetet e Turqisë e fajësojnë klerikun islamik, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi. Gjatë puçit të dështuar më 15 korrik, janë vrarë afro 240 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?