Numri i vdekjeve në Bahamas pritet të jetë “tronditës”
Numri i të vdekurve nga Uragani Dorian në Bahamas do të jetë “shokues”, ka paralajmëruar qeveria në vend.
Numri zyrtar i vdekjeve aktualisht është 30, por pritet të rritet më tej.
Zyrtarët kanë dërguar mjekë dhe 200 çanta për mbajtjen e kufomave në Ishujt Abaco, pjesa më e goditur nga stuhia ‘përbindësh’.
Uragani Dorian, i cili shkatërroi veriun e Bahamas nga e diela në të martën, tani ndodhet në brigjet e Kalifornisë së Jugut dhe të Veriut por po dobësohet.
Zyrtarët thonë se qindra mijëra njerëz rezultojnë të zhdukur në Abacos dhe Grand Bahama.
Të enjten Ministri i Shëndetësisë Duane Sands paralajmëroi një numër “tronditës” të njerëzve të vdekur.
“Publiku duhet të përgatitet për informacion të paimagjinueshëm në lidhje me numrin e vdekjeve,”-tha ai në radion lokale.
Dorian goditi Bahamas si një stuhi e Kategorisë 5 me erëra që arritën 185 km/h dhe qëndroi në zonat e prekura për 2 ditë.

KOHA JONË SONDAZH

