FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Obama: “Ndëshkim ndaj Putinit”, rritet frika e një Lufte të Tretë Botërore

Presidenti në ikje i SHBA-ve, Barack Obama ka bërë me dije se në planet e tija, si puna e fundit Presidenciale, është për të “ndëshkuar” Presidentin Rus, Vladimir Putin, kjo për ndërhyrjen e tij në zgjedhjet e fundit amerikane dhe sulmet kibernetike.

Presidenti në largim i SHBA-ve premtoi se do të “marr masa”, pasi zyrtarët e lartë amerikanë akuzuan Putinin se ka pasur një “përfshirje personale” në sigurimin e fitores së Donald Trump. Gjatë intervistës, Obama tha: “Ne duhet të marrin masa dhe ne do ta bëjmë”.

Zyrtarët amerikanë thanë se kishte një “nivel të lartë të besimit” se Putin personalisht ka autorizuar hakimin e llogarive të email-ve të Partisë Nacional Demokratike dhe vetë demokratët pretendojnë se kjo ka dëmtuar fushatën e Hillary Clinton dhe ka ndihmuar që Trump të bëhet President.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia i ka mohuar plotësisht të gjitha akuzat dhe zëdhënësi i Putinit, hodhi poshtë pretendimet, duke i quajtur “marrëzi”. Zëdhënësi i Obamës, Josh Earnest, tha se ishte “e qartë” se Donald Trump e dinte se ai ishte duke u ndihmuar nga rusët, edhe pse miliarderi 70-vjeçar i quan pretendimet “qesharake”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusia u akuzua gjithashtu për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj SHBA-ve, duke inkurajuar Obamën që të urdhërojë një shqyrtim nga agjencitë e inteligjencës e cila do të përfundojë para se ai të largohet nga detyra më 20 janar.

Këshilltari i lartë i Obamës, Ben Rhodes, ka shtuar se: “Tensionet mes dy superfuqive, nuk mendoj se gjëra mund të ndodhin e që Vladimir Putin të mos ketë lidhje me to. Ne e dimë se si Rusia funksionon dhe si Putin kontrollon”.

Demokratët vazhdojnë të vetëdeklarojnë se fushata e Hillari Klinton është dëmtuar nga seria e-mail-vë të rrjedhur mes shefit të saj të fushatës dhe Komitetit Kombëtar Demokratik.

Sky News raporton se është hera e parë që zyrtarët e vunë publikisht gishtin tek Putin dhe zjarri mes rusëve dhe administratës së Presidentit Obama, është ndez keq.

Përshtati: Redjon Shtylla

Mund të lexoni edhe:

Inteligjenca pranon se Putin ndërhyri në zgjedhjet Presidenciale në SHBA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?