FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Obama: Po i lë Trump-it një Amerikë më të fortë dhe të begatë

Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi dje në mbrëmje se po  largohej duke e lënë vendin në një situatë të mirë për pasuesin e tij, presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe se do të vazhdojë të bëjë çdo gjë që mundet për të siguruar një tranzicion të qetë me republikanin, të cilin ai dikur e ka konsideruar të paaftë për të mbajtur postin më të lartë të kombit.

“Vendi ynë është më i fortë dhe më i begatë sesa ishte kur kemi filluar”, tha Obama në një konferencë shtypi.

“Është një situatë që jam krenar t’ia pasoj pasardhësit tim”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama tha se kishte folur rregullisht me Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto biseda kanë qenë të përzemërta, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre të dukshme politike dhe fjalët e ashpra të shkëmbyera gjatë fushatës zgjedhore, kur Obama bëri fushatë për kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?