Obama uron Biden për ditëlindje me foton e veçantë: Mik dhe vëlla
Bota E Shtunë, 20 Nëntor 2021 22:21
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden feston ditëlindjen e 79-të. Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama e ka uruar duke postuar një foto të veçantë ku shfaqen të dy të qeshur.
“Gëzuar ditëlindjen mikut tim dhe vëllait tim, @POTUS! Faleminderit që na dhatë të gjithëve dhuratën e infrastrukturës më të mirë. Faleminderit për gjithçka që po bëni për ta ndërtuar këtë vend më mirë”, shkruan Obama në Twitter.

KOHA JONË SONDAZH

