OBSH: Ekzistojnë prova për transmetimin e Covid-19 nga ajri

Pas publikimit të një letre nënshkruar nga 239 shkencëtarë, ku shkruhej se virusi Covid-19 mund të transmetohej përmes ajrit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi se kishte prova të reja se coronavirusi mund të transmetohej jo vetëm nga spërklat, siç ishte lajmëruar fillimisht por edhe përmes ajrit.

Dr. Benedetta Alleganzi, Drejtuese Teknike për Parandalimin dhe Kontrollimin e Infeksioneve në OBSH deklaroi se organizata kishte diskutuar mbi këtë çështje dhe kishte bashkëpunuar me disa prej shkencëtarëve që kishin firmosur atë letër. ”Ne e pranojmë se në këtë fushë ka prova të reja, ashtu si në çdo fushë tjetër për sa i përket coronavirusit dhe pandemisë. Ne besojmë se duhet të jemi të hapur ndaj këtyre provave dhe të pranojmë implikimet në lidhje me mënyrat e transmetimit si edhe masat që duhet të marrim”.

Epidemiologia e sëmundjeve infektive, Maria Van Kerkove, tha se pjesa më e madhe e personave që e kanë firmosur atë letër janë inxhinierë dhe diçka e tillë “i shton njohuritë mbi rëndësinë e ventilimit”. Ajo tha se agjencia po punon për një përmbledhje shkencore, ku do të shkruhen të gjithë njohuritë e deritanishme rreth transmetimit të virusit dhe se kjo do të jetë e disponueshme në javët në vijim. Alleganzi nënvizoi se për të kuptuar më mirë transmetimin e Covid-19 duhen akoma shumë studime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?