OBSH ngre alarmin: Mijëra jetë në rrezik nga mungesa e furnizimit me oksigjen në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shqetësuar për furnizimet me oksigjen medicinal në Ukrainë, duke paralajmëruar se shumica e spitaleve mund t’i mbarojnë rezervat brenda 24 orëve.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi furnizim me oksigjen nga vendet e tjera, për ta transportuar në Ukrainë përmes Polonisë.

“Kamionët nuk janë në gjendje të transportojnë furnizime me oksigjen nga fabrikat në spitalet në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev. Shumica e spitaleve mund të shterojnë rezervat e tyre të oksigjenit brenda 24 orëve të ardhshme. Disa tashmë kanë mbaruar. Kjo vë në rrezik mijëra jetë”, tha Adhanom Ghebreyesus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?