OKB, Guterres zyrtarizohet Sekretar i Përgjithshëm

Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres është zgjedhur këtë të enjte edhe zyrtarisht në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, pas miratimit të një rezolute nga 193 vendet anëtare të OKB-së.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të këtij organizmi, Peter Thomson, pasi prezantoi rezolutën, kërkoi nga vendet anëtare që ta miratonin atë në unanimitet, gjë që u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje, e në fund trokiti edhe “çekanin” e përfundimit të votimit.

Guterres, 67 vjeç, ka shërbyer edhe si shef i Refugjatëve në OKB për 10 vite, detyrë që e përfundoi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa postin e kryediplomatit të botës do ta marrë më 1 janar, pas përfundimit të mandatit të dytë 5-vjeçar të Ban Ki-moon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Sigurimit në OKB e nominoi unanimisht Guterresin gjatë javës së kaluar, pas votimit të gjashtë informal. Guterres ishte kryesues në të gjashta votimet, duke lënë pas vetes plot 13 kandidatë të tjerë, mes të cilëve 7 gra dhe 6 burra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?