FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OKB: Ka mungesë të 69 milionë mësimdhënësve në gjithë botën

Gati 69 milionë mësimdhënës duhet të rekrutohen nëpër gjithë botën deri në vitin 2030, në mënyrë që të përmbushën zotimet ndërkombëtare për edukim, paralajmëron UNESCO.

Vlerësimi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara, UNESCO’s, është për numrin e mësimdhënësve që nevojiten për të përmbushur premtimin për shkolla fillore dhe të mesme për të gjithë fëmijët.

Mungesa më e madhe në staf është në  Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një raport, UNESCO ka thënë se nevojitet një ndryshim sizmik në rekrutim në mënyrë që të tejkalohen mungesat e mëdha në staf të mësimdhënësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin, janë rreth 263 milionë fëmijë që nuk kanë shkollë fillore, apo të mesme ku të mësojnë.

Kjo përfshinë edhe faktin se rreth 25 milionë fëmijë kurrë nuk do të kenë mundësinë të futen brenda çfarëdo shkolle.-Express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?