FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Oliver Hart dhe Bengt Holmstrom marrin Nobelin në Ekonomi

Ekonomistët Oliver Hart dhe Bengt Homstrom kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi për këtë vit, për kontributin e tyre për “teorinë e kontratës”

Juria e Akademisë Mbretërore të Suedisë për Shkencë, ka thënë sot se puna e dy ekonomistëve “paraqet një themel për hartimin e politikave dhe institucioneve në shumë fusha, përfshirë falimentimin dhe kushtetutat politike”.

Hart dhe Homstrom kanë analizuar gjëra të tilla si pagat e bazuara në performancë për drejtuesit më të lartë dhe aktivitetet në procesin e privatizimit në sektorin publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky çmim është i vetmi që nuk jepet sipas testamentit të industrialistit suedez, Alfred Nobel dhe është ndarë për herë të parë në vitin 1969.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e kaluar fitues i Çmimit Nobel për Ekonomi ishte ekonomisti Angus Deaton. Ai u shpërblye për punën e tij në ekplorimin e konsumit, varfërisë dhe mirëqenies

Çmimi Nobel për mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe është ndarë javën e kaluar.

Ndërkaq ai për letërsi do të ndahet më 13 tetor./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?