FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakistani dëbon vajzën e famshme avgane të “National Geographic”

Vajza afgane e përjetësuar në faqen kryesore të revistës “National Geographic”, do të dëbohet nga Pakistani, pas vuajtjes së dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 ditësh. Kështu ka vendosur sot një gjykatë në qytetin Peshavar në Pakistan.

Vajza me emrin Sharbat Gula, po ashtu, është gjobitur me afro 1,050 dollarë amerikanë. Gula, të cilën sytë e saj të gjelbër e bënë të famshme si refugjate fëmijë, ishte arrestuar në Peshavar më 26 tetor, e dyshuar se po jetonte me letra të falsifikuara të identitetit. Pas arrestimit, ajo ishte dërguar në spital për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Avokati i saj, Mohsin Daëar, i tha Radios “Evropa e Lirë”, programi për Pakistanin, se klientja e saj e kishte pranuar fajësinë për të gjitha akuzat me të cilat ishte ngarkuar.

Dawar tha se asaj i kanë mbetur edhe katër ditë burg, e pastaj do të dëbohet nga Pakistani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?