Pakt tregtar SHBA-Japoni/ Trump nuk premton heqjen e tarifave ndaj makinave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara,  Donald Trump, tha se Washingtoni ka arritur një marrëveshje tregtare me Tokjon, marrëveshje që mund të zbatohet pa nevojën e miratimit në kongres.

Megjithatë,  ai nuk siguroi Japoninë se nuk do të vendosen tarifat ndaj eksporteve të makinave. Në një letër ndaj Kongresit, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se synon të hyjë në dakordësi për tarifat dhe tregtinë dixhitale në javët e ardhshme.

Marrëveshja nuk kërkon një votim në Kongres sipas procesit të miratimit të ashtuquajtur “fast track”. Administrata e Trump njoftoi vitin e kaluar Kongresin se do të ndjekë negociatat të mëtejshme me Japoninë sipas kësaj metode.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmërimi i Donald Trump nuk qartësoi nëse do të vendosë apo jo tarifat ndaj makinave japoneze. Shmangja e tarifave prej 25% ishte faktori kryesor motivues i Tokjos në negociatat tregtare me Washingtonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, tha se pritet rikonfirmimi për mos vendosjen e tarifave në fazën përfundimtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?