Pamje horror/ Punonjësi i restorantit rreh brutalisht gruan për 13 dollarë

Një punonjës i restorantit Popeyes është arrestuar pasi u kap në video duke përplasur trupin një klient jashtë një dyqani në Tennessee.

Deriance Ra’Shaiel Hughes, 29 vjeç, akuzohet për sulmin e rëndë ndaj Debra Staggs, me të cilën fillimisht ishte grindur rreth faturës së ushqimit që ajo kishte konsumuar.

Video e sulmit doli me shpejtësi në rrjete sociale, ku duken njerëzit të cilët kanë ndjekur Staggs jashtë restorantit. Më pas ajo është përplasur në tokë nga një burrë që tani besohet të jetë Hughes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër zyra ligjore që përfaqëson 55-vjeçaren Staggs, ka bërë të ditur se ajo kishte kërkuar llogarinë nga punonjësi, i cili ia kishte faturuar dy herë të njëjtin ushqim, që në total kapte shumën e 13 dollarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Staggs ka mbetur me një këmbë të thyer, me thyerje në brryl dhe gjashtë brinjë të thyer. Ajo tashmë ka kryer dy operacione dhe mësohet se i duhen disa muaj të marrë veten plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?