Pamje shokuese, policia qëllon 18 herë duke lënë të vdekur 6-vjeçarin me autizëm (Video)
Janë publikuar pamjet shokuese, ku shihen patrullat e policisë së Louisiana duke ndjekur një veturë e cila pasi ndalon qëllohet me pistolete nga policia, ku si pasojë mbetet i vdekur në vend djaloshi 6-vjeçar me autizëm.
Jeremy Mardis ishte i ulur në karrigen e pasme të veturës, ndersa babai i tij pranë timonit, kur policia u ishte vënë pas në qytetin Marksville të Shteteve të Bashkuara. Në atë ndjekje Mardis ka mbetur i vdekur në vend, ndersababai Chris Few u plagosur rëndë kur policia qelloi të paktën 18 herë në drejtim të tyre.
Raporti fillestar i hetuesve lokalë tregon sesi për babanë e fëmijës së vrarë ishte lëshuar një urdhër arrest, megjithatë autoritetet nuk kanë qenë në gjendje që një urdhër arrest të tillë t’ia prezantojnë gjykatës.
Polici Derrick Stafford 32-vjeç dhe Norris Greenhouse Jr, 23 akuzohen për vrasje të shkallës së dytë dhe tentative vrasjeje për babanë e tij të plagosur, i cili ishte i paarmatosur.

KOHA JONË SONDAZH

