Joseph Pocklington 29 vjeç nga Britania e Madhe është filmuar duke gjuajtur me grushta qenin e tij plot inat. Djali ishte ulur në disa shkallë dhe duke mbajtur zinxirin e qenit në dorë, ai filloi ta gjuante me grusht në fytyrë.

Këtë skenë e ka filmuar një grua e cila po priste vajzën e saj të dilte nga shkolla. Ajo njoftoi policinë.

Policia arrestoi 29-vjeçarin dhe gjykata e dënoi duke e penguar atë që të mbajë kafshë shtëpiake për dy vite me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gjykatë, 29-vjeçari u shpreh se ai kurrë nuk i trajton keq kafshët shtëpiake, madje ai gjithë jetën e tij ka pasur kafshë në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje kur policët i treguan videon ku ai dhunonte qenin, u ndje keq sepse nuk e mbante mend për shkak të alkoolit. E vetmja gjë që mbante mend ishte se u zemërua me qenin sepse dëshironte të futej mes trafikut të makinave.