Panik në Vatikan, Papa bllokohet në ashensor

Një situatë paniku ishte mesha e ditës së diel në sheshin “Shën Pjetri”. Papa Françesku ka mbetur i bllokuar për disa minuta në ashensor. Përballë shqetësimit të shumë besimtarëve, Ati i Shenjtë e nisi meshën me një ndjesë, teksa pati edhe një kërkesë për të gjithë të pranishmit në shesh, një duartrokitje për skuadrën e zjarrfikësve që bën të mundur shpëtimin e tij. Shkak për bllokimin e ashensorit ka qenë një luhatje tensioni. “Dua t’ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta. Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falenderoj pa masë dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse”, tha Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?