FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Papa: Europa nuk ka pse duhet të ketë frikë nga emigrantët

“Nuk duhet të trembemi nga refugjatët, sepse Europa është ndërtuar mbi bazat e integrimit të vazhdueshëm të kulturave të ndryshme”. Kështu ka theksuar Papa Françesku, i ndikuar nga kriza e rëndë të refugjatëve që ka parë Europa që prej Luftës së Dytë Botërore.

Bashkëbisedimi me një gazetar suedez, në një fluturim kthimi drejt Romës pas festimeve të 500-vjetorit të Luteranizmit (Reformës së Luterit), Papa Françesku i është rikthyer nevojës për të mirëpritur emigrantët, gjë për të cilën të hënën në Malmo kishte falënderuar qeveritë mikpritëse.

Më tej, ai ka shpjeguar mendimin e tij në lidhje me Suedinë, një shtet që së bashku me Austrinë, Norvegjinë dhe Danimarkën kanë pezulluar prej muajsh lëvizjen e lirë, e që siç vendosi disa ditë më parë Komisioni Europian, nuk do të ketë ndryshim deri në fund të vitit, për t’u shtyrë kushedi se kur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Papa Françesku e ka kthyer çështjen e emigrantëve në një prej prioriteteve të tij, që prej udhëtimit të parë të bërë në Lampeduza në vitin 2013. 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbi të gjitha, si argjentinas dhe amerikanojugor që jam, falënderoj Suedinë për këtë mikpritje, sepse ka shumë argjentinas, kilianë apo uruguajanë, të cilët gjatë kohës së diktaturave ushtarake atje janë pritur nga Suedia. Një vend me një traditë të vjetër mikpritjeje dhe, jo vetëm i ka pritur, por edhe i ka integruar ata duke iu dhënë shtëpi, arsimim, punë”. Ai kujtoi se nga rreth 9 milionë suedezë, rreth 850 mijë janë “suedezë të rinj” duke iu referuar kështu emigrantëve, refugjatëve apo fëmijëve të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?