Papa Françesku: Mediat nuk duhet të entuziazmohen nga bajga

Papa Françesku ka kritikuar ashpër portalet që manipulojnë publikun. Argjentinasi Jorge Mario Bergoglio, i cili në mars të vitit 2013 u zgjodh Papë i Kishës Katolike, është shquar vazhdimisht për gjuhën e tij jokonvencionale. Papa Françesku ka thënë se nuk i jep vetes të drejtë të gjykojë ata që nuk besojnë në zot, nuk i ka mallkuar homoseksualët, siç kanë bërë disa paraardhës të tij, ka kritikuar ashpër të këqijat e kapitalizmit dhe për të dëshmuar se është i afërt me besimtarët, ai ua ka larë dhe puthur këmbët të burgosurve.

Gjatë valës së refugjatëve në vitin 2015 ai tha: «Duhet të pranojmë refugjatë, sepse kjo është kërkesë e Biblës». Ai ka thënë se familja e mbyllur, famullia e mbyllur, nuk kanë të bëjnë asgjë me zotin. «Nuk duhet të pranojmë që Mesdheu të bëhet varrezë e madhe», ka qenë një porosi tjetër e Papës.

Tani Papa ka folur për mediat. Më saktë për portalet që mashtrojnë opinionin, manipulojnë me lexues, dëmtojnë debatin publik, helmojnë diskursin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë dhënë gazetës katolike flamane «Tertio» Papa Françesku tha se mediat nuk duhet të entuziazmohen nga bajgat. Njerëzit, sipas tij, për fat të keq kanë prirje ndaj sëmundjes së kaprofagisë. Kaprofagët janë njerëz që konsumojnë bajga dhe me atë rast ndjejnë kënaqësi seksuale. «Mendoj se mediat duhet të jenë më të qarta dhe më transparente dhe jo, më falni për shprehjen, të përhapin kaprofilinë, e cila përherë është e gatshme të hedh gjithandej skandale dhe gjëra të neveritshme, pa marrë parasysh nëse janë të vërteta».

Swiss Digital Mobile Reklama

Papa në këtë intervistë po ashtu u ankua edhe kundër përhapjes së lajmeve të rreme. «Dezinformimi është ndoshta gjëja më e keqe që një media mund të bëjë, sepse orienton mendimin në një drejtim dhe injoron një pjesë të së vërtetës». /DP

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?