FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paralajmërimi i deputetit rus: Konflikti SHBA-Iran mund të çojë në luftë bërthamore

Deputeti rus Vladimir Dzhbarov ka paralajmëruar se një konflikt mes SHBA dhe Iranit mund të çojë në një luftë bërthamore. Reagimi i tij erdhi pas sulmit me raketa mbi dy baza amerikane në Irak, që e bëri të duhet më e afërt perspektiven e luftës.

“Sulmet e ndërsjella nga SHBA dhe Irani mund të çojnë në një luftë të gjerë në rajon. Nëse Washingtoni mendon se mund të arrijë qëllimet e tij, atëherë ekziston rreziku i një lufte atomike,” tha deputeti i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.

Dzhbarov deklaroi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të përfshihet në përpjekjet për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Irani lëshoi dhjetëra raketa mbi dy bazat e SHBA-së dhe Roja Revolucionare e tij, e cila mori përgjegjësinë për sulmin, tha se goditja ishte “hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë Kuds, Kasem Suleimani”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?