Paralajmërimi i Faucit: Në SHBA mund të kemi 100 mijë raste me Covid-19 brenda një dite

Mjeku kryesor që drejton betejën kundër koronavirusit në SHBA Dr Anthony Fauci, gjatë raportimit të tij në senatin amerikan, tha se nuk do të befasohej nëse në ditët në vijim mund të ketë 100 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite.

Është e qartë që ne nuk e kemi nën kontroll situatën,” tha ai, duke paralajmëruar se jo të gjithë amerikanët mbajnë maska apo ruajnë distancimin social.

Fauci deklaroi se gjysma e rasteve të reja vijnë nga katër shtete, shkruan BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë guvernatori i New York Andrew Cuomo, deklaroi më parë se të paktën gjysma e amerikanëve që do vizitojnë këtë shtet duhet të vetë-karantinohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të martën e 30 qershorit, u regjistruan më shumë se 47,000 raste në 24 orë, për herë të katërt në pesë ditët e fundit.

SHBA është vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit, ku deri më tani janë shënuar 130 mijë viktima dhe mbi 2,7 milion të infektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?