FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti rus i uron ditëlindjen Putinit me 450 … trëndafila

Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë tha sot se do t’i dërgonte presidentit rus, Vladimir Putin një dhuratë për ditëlindje, plot një buqetë me 450 trëndafila, nga një për çdo anëtar të dhomës.

Putin, i cili është në pushtet që prej 15 vitesh, mbush sot 64 vjeç.

“Le t’i dërgojmë atij buqetën me mirënjohje për punën e vështirë dhe me premtimin tonë që ne të gjithë do të punojnë me të për të mirën e Rusisë sonë të madhe”, tha deputetja ruse, Valentina Tereshkova e partisë në pushtet ”Rusia e bashkuar” gjatë një fjalimi, sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryetari i Dhomës së Ulët, Vjaçeslav Volodin pyeti nëse ndonjë nga ligjvënësit kishte kundërshtuan dhuratën, por askush nuk e kishte kundërshtuar”, njoftoi Interfax.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia “Rusia e bashkuar” fitoi një supermaxhorancë në Dhomën e Ulët në zgjedhjet kombëtare të muajit të kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?