Pas 130 vitesh, Virxhinia heq statujën e gjeneralit Robert E. Lee
Një statujë e lartë e gjeneralit të forcave të Konfederatës, Robert E. Lee në Riçmond të Virxhinias, do të hiqet pas më shumë se 130 vjet pas ngritjes së saj për të nderuar një figurë të njohur të Luftës Civile, e cila tani shihet gjerësisht si një simbol i padrejtësisë racore.
“Monumenti më i madh i Virxhinias për nder të kryengritjes së (shteteve të) Konfederatës do të hiqet këtë javë. Ky është një hap i rëndësishëm për të treguar se kush jemi dhe çfarë vlerësojmë si shtet”,-tha guvernatori i Virxhinias, Ralph Northam.
Në Riçmond, që ishte kryeqyteti i Konfederatës për pjesën më të madhe të Luftës Civile, statuja e gjeneralit Lee u bë epiqendra e protestave të verës së kaluar. Qyteti tashmë ka hequr një numër statujash të Konfederatës nga pronat e tij, që nga vdekja e afrikano-amerikanit Floyd.
KOHA JONË SONDAZH

