Pas 60 vitesh, në SHBA mund të zgjidhet kryebashkiaku i parë socialist
Një votim historik do të jetë ai që mund të shpallë India Walton si kryebashkiake të Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut. Me një zonë urbane përreth arrin 1 milion banorë, pranë kufirit me Kanadanë, Buffalo mund të jetë i pari qytet i rëndësishëm prej 60 vitesh që drejtohet nga një kandidat me parime qartësisht socialiste, edhe pse formalisht kandidate e Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për India Walton, sindikalistja 39-vjeçare që pas 99% të votave në primaret demokrate, kryeson bindshëm ndaj kryebashkiakut Byron Brown me 52% të votave.
Në Buffalo, kandidati demokrat fiton zgjedhjet nga koha kur JFK ishte president, kështu që fituesi në primaret demokrate fshihet edhe si fituesi jozyrtar i zgjedhjeve. Një fitore e madhe dhe jo e parashikueshme për India Walton, një ish-infermiere që me pak resurse mundi kandidatin zyrtar të partisë, që kërkonte mandatin e pestë.
KOHA JONË SONDAZH

