Pas Brexit, amnisti për emigrantët në Britani
Të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mund të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar edhe pas daljes së Britanisë nga Unioni.
Institucionet përkatëse zbuluan se ata që kanë mbi 5 vite në ishull , ligjërisht, nuk mund të deportohen, pra kanë të drejtën e një leje qëndrimi të përhershëm.
Aktualisht në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 3.6 milion shtetas të Bashkimit Europian, dhe mbi 80% e tyre do ta fitojnë të drejtën e përhershme për të qëndruar kur të zyrtarizohet largimi nga Unioni, pra në vitin 2019.
Pjesa e mbetur që llogaritet të jetë rreth 600 mijë do të përfitojë nga një amnisti e cila u lejon atyre qëndrim të përhershëm në Britani, por nën disa kushte .
Kreyministria e vendit Teresa May ka refuzuar ti japë sigurinë e lejeqëndrimit të perhershëm shtetasve të BE që jetojnë në Britani duke deklaruar se qeveria nuk duhet ta “lëshojë dorën” pa u kryer negociatat me Bashkimin Europian për daljen përfundimtare nga Unioni.
Një burim nga kabineti qeveritar u shpreh për mediat britanike se është e sigurt që ata të cilët kanë mbi 5 vite në Britani do të marrin lejeqëndrimin e përhershëm, thjesht do të diskutohet mënyra e të operuarit, ndërsa një tjetër burim pranë qëverisë deklaroi se shtetasit e Bashkimit Europian do të lejohen, por duhet biseduar me Unionin në mënyrë që edhe britanikëve ti rezervohet i njëjti trajtim në vendet e Bashkimit Europian.
KOHA JONË SONDAZH

