Pas Kinës, pritet “pakt” me Japoninë – SHBA kërkon që të trajtohet si “klient kryesor” tregtar

Sekretari amerikan i Bujqësisë, Sonny Perdue, i bëri thirrje Japonisë që të bie dakord për një marrëveshje tregtare me Washingtonin për produktet e bujqësisë, në mënyrë që të trajtojë vendin si “klientin kryesor”.

Ai tha se presidenti Donald Trump po kërkon të arrijë një marrëveshje sa më shpejtë. Trump do të takojë kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, më vonë gjatë muajit.    Megjithatë, ai tha se një dakordësi e shpejtë do të jetë e vështirë.  Detajet e negociatave dhe afati kohor i arritjes së marrëveshjes i takojnë negociatorëve kryesor të të dy vendeve; përfaqësuesit të tregtisë Robert Lighthizer dhe ministrit japonez të ekonomisë, Toshimitsu Motegi.

Presidenti Donald Trump, që mirëpriti Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, kishte thënë se shpreson të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Japoninë përpara vizitës në Tokio më 25 Maj.  Bisedimet tregtare janë pjesë e iniciativës së Donald Trump për të përmirësuar marrëveshjet me partnerët kryesor tregtar, që janë Kina, Japonia dhe Bashkimi Europian.
Shtetet e Bashkuara rritën tarifat në 25% ndaj 200 miliardë dollarë mallrave kinezë javën e kaluar, pasi dështuan negociatat me Kinën për të ndrequr pabarazitë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?