FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas sulmit në Stamboll 118 të arrestuar, mes tyre dhe 45 politikanë

Policia turke ka arrestuar 118 persona gjatë një operacioni masiv që shënjestronte zyrtarët e Partisë  pro-Kurde (HDP) mbi akuzat se kishin lidhje me militantët kurdë, shkruan “Reuters”.

Operacionet nisën pasi një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për shpërthimet që vranë 41 persona dhe plagosën 155 të tjerë,  jashtë një stadiumi në Stamboll.

Disa orë pas këtij pretendimi, avionët luftarakë turq kryen sulmet ajrore mbi objektivat e PKK-së në Irakun e veriut, duke shkatërruar një shtab ushtarak, thuhej në deklaratën zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në agim, rreth 500 policië, të mbështetur nga automjete të blinduara dhe një helikopter, filluan një operacion në qytetin jugor të Adanas dhe arrestuan 25 zyrtarë të HDP-së, tha “Anadolu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipet e policisë  në Stamboll morën  në paraburgim 20 zyrtarë nga  “HDP”, duke përfshirë edhe kreun partiak të qytetit dhe kryhen kontrolle në adresa të ndryshme duke përfshirë edhe zyrat kryesore të partisë në qytet, tha agjencia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?