Pas tërmetit 7.7 ballë, Papua Guinea e Re paralajmërohet për cunam

Gjiri i Papua Guinesë së Re u godit nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë, ndërsa tani metereologët paralajmërojnë për një cunam.

Valët gjigande të detit thuhet se do prekin ishujt e Solomonit dhe Papua Guinenë e Re.

“Valë të rrezikshme të cunamit janë të mundshme”, njoftoi Qendra Paralajmëruese e Cunamive të Paqësorit pas tërmetit që goditi rajonin me thellësi prej 127 kilometrash në brendësi të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmeti goditi vendin mbrëmë rreth orës 11 të natës dhe goditjet ishin aq të forta sa u ndjenë edhe në Australi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?