FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas transplantit, gruaja humb jetën, dhuruesi ishte i infektuar me Covid-19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Michigan të SHBA-së, ku një pacientje iu transplantuan mushkëri të infektuara me Covid-19.

Vetëm dy muaj pas transplantit, pacientja humbi jetëm pasi dhuruesi ishte i infektuar me Covid-19.

Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Michiganit tha se mund të ishte rasti i parë i provuar në Amerikë i një infeksioni virusi përmes një transplantimi organi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu edhe kirurgu që asistoi në transplantim që trajtoi mushkëritë e dhuruesit u infektua por fatmirësisht arriti të shpëtonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është i vetmi rast i konfirmuar nga 40,000 transplantime të bëra në SHBA gjatë vitit të kaluar.

Sipas informacioneve të bëra të ditura deri më tani thuhet se mushkëritë iu morën një gruaje që vdiq në një aksident automobilistik dhe u transplantua tek një grua që vuante nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Mësohet se operacioni u krye në Spitalin Universitar Ann Arbor.

Simptomat e infeksionit iu shfaqën tre ditë pasi kishte bërë operacionin e mushkërive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?